Site icon Telegrafi

Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një tjetër në veri të Mitrovicës

Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq bashkë me një tjetër u arrestuan sot nga Policia pasi i kanë fishkëllyer kryetarit të Komunës së Mitrovicës veriore, Erden Atiq dhe kabinetit të tij.

Siç raporton gazetarja e Telegrafit, kryetari Atiq bashkë me pjesëtarë të kabinetit të tij ishin në një lokal në veri ku Arsenijeviq dhe një tjetër iu kanë fishkëllyer.

“Përderisa Atiq dhe kabinet i tij ishin në një lokal në veri, Arsenijeviq dhe një i ri i fishkëllenin. Policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit”, raporton gazetarja e Telegrafit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës veriore, Veton Elshani konfirmoi arrestimin e dy personave.

“Janë arrestuar dy persona ‘Për prishje të rendit dhe qetësisë publike’”, ka thënë shkurt Elshani. /Telegrafi/

Exit mobile version