Një person është arrestuar dje, e mërkurë, pasi dyshohet se ka dhunuar një grua në Gjakovë.
Rasti është raportuar në polici të martën e 28 qershorit 2022.
“Gjakovë 28.06.2022-21:10. Në lidhje me rastin me 29.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.
I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në raportin e së mërkurës, policia njoftoi edhe për një rast tjetër në Prizren, ku tha se një vajzë është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar.
“Prizren 28.06.2022 – 18:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull Kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të hetohet”, u tha në raportin e policisë.
Por, për këtë rast ende nuk dihet nëse është arrestuar i dyshuari. /Telegrafi/