Site icon Telegrafi

Arrestohet personi i kërkuar në Ferizaj për vjedhje të rëndë   

Foto: Ilustrim

Ekipe të policisë nga stacioni policor i Ferizajt, kanë arritur ta arrestojnë personin A.Th, 26 vjeçar, i kërkuar për veprën penale në bashkëkryerje “Vjedhje e rëndë”, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgim 2 vjet. 

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/

Exit mobile version