Është arrestuar një person i cili ishte i shpallur në kërkim me inicialet M.Q, 23 vjeçar të martën rreth orës 12:10, në Prizren.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë për veprën penale ‘posedim i narkotikëve’ dhe ‘dhunë në familje’.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Prizren, në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizimin dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore me 11.02.2025, rreth orës 12:10 min në Prizren kanë arrestuar të kërkuarin M. Q. 23 vjeçar, mashkull kosovar.
Ndaj të dyshuarit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë për veprën penale ‘posedim i narkotikëve’ dhe ‘dhunë në familje’ “, thuhet në njoftim.
Tutje siç bëhet e ditur pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 11 muajve e 15 ditë burgim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /Telegrafi/