Telegrafi

Arrestohet për ‘mashtrim’ personi që ishte dënuar me katër vjet burgim

Foto: Ilustrim

Policia në rajonin e Pejës, ka arrestuar personin që kërkohej me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën “mashtrim”.

Ai ishte ishte dënuar me katër vjet e dhjetë muaj burgim.

Sipas njoftimit nga Policia, pas një pune hetimore, njësitet nga stacioni policor i Istogut kanë arrestuar të dyshuari F.Z. i lindur më 1965.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë për vuajtje të dënimit.