Site icon Telegrafi

Arrestohet pejani, rrahu nënën dhe motrën e tij

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e martë në Pejë.

Siç njofton Policia, një person në ndikim të alkoolit ka rrahur nënën dhe motrën e tij, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra (motrën dhe nënën e tij). I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.79 promila. Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version