Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti për disa ditë më radhë kishte shantazhuar viktimën nëpërmjet rrjetit social duke i kërkuar të holla në shumë prej 300 euro.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se në të kundërtën do t’i publikon fotografi intime të saj, pasi që i dyshuari më parë kishte qenë në lidhje me të.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/