Site icon Telegrafi

Arrestohet Nolberto Solano, ish-futbollisti i Ligës Premier mori pjesë në një ndejë në kohën e vetizolimit

Nolberto Solano (Foto: Getty Images/Guliver)

Nolberto Solano është arrestuar pasi ka marrë pjesë në një ndejë gjatë periudhës së vetizolimit në Peru.

Ish-mesfushori i Newcastle United, West Ham United, Aston Villa e Boca Juniors, është kapur në qarkun La Molina duke i thyer rregullat e vetizolimit shoqëror të vendosura nga autoritetet.

Gazeta peruane Libero raporton se zyrtarët policorë i kanë kaluar muret e pronës për t’i arrestuar shkelësit e rregullave të vendosura si pasojë e pandemisë së coronavirusit, duke qenë se ata nuk ua kishin hapur derën.

(Foto: Magaly ATV)

Xhirimet e publikuara në mediat e atjeshme e shfaqin ish-futbollistin 45 vjeçar duke thënë: “Jo zotëri, çfarë ndeje?”.

Pas arrestimit, Solano është dërguar në një stacion lokal policor dhe më vonë është liruar.

Ishte një takim, jo një ndejë, shikoni si jam i veshur. Të gjithë po ankohen”, u ka thënë ai mediave. /Telegrafi/

(Foto: Magaly ATV)

 

(Foto: Magaly ATV)

 

(Foto: Magaly ATV)
Exit mobile version