Telegrafi

Arrestohet një shtetasi i Serbisë për vjedhje në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Serbisë për vjedhje në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh thuhet se rasti ka ndodhur më 24 dhjetor 2024 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

“Lidhur me rastin me 30.01.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/