Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Leposaviq, shtetas i Serbisë.
I njëjti sipas policisë dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin.
“Njësiti policor ka arrestuar të dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që, i njëjti nuk posedonte asnjë dokument identifikimi dhe dyshohet se nga Serbia në Republikën e Kosovës ka kaluar ilegalisht. I dyshuari është identifikuar dhe intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/