Telegrafi

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Policia ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare Bërnjak.

Policia njofton se i dyshuari kishte tentuar t’ia jap 50 euro policisë kufitare.

“Bërnjak 27.04.2024 -15:30 . Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në pikën kufitare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një kartmonedhë prej 50 eurosh. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i automjetit ku është vërejtur se kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Telegrafi/