Një punonjës policie në Durrës është arrestuar dhe i biri është shpallur në kërkim.
Arrestimi i komisarit Kastriot Gjongeci u bë pasi nga veprimet hetimore, u zbulua se në bashkëpunim me të birin 24-vjeçar D.GJ, më 8 shkurt rreth orës 13:25 në lagjen nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte 29-vjeçari K.K. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.
Ngjarja është klasifikuar si vrasje në tentativë dhe po ndiqet nga AMP.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. /Telegrafi/