Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në 21:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/