Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar autobusin, gjatë prezantimit të dokumenteve në brendësi kishte futur një kartëmonedhë prej 10 euro.
Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Merdare, të martën në ora 11:25
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar autobusin, gjatë prezantimit të dokumenteve në brendësi kishte futur një kartëmonedhë prej 10€”, thuhet në njoftim.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/