Site icon Telegrafi

Arrestohet një person, tentoi të hyjë në Kosovë me 6 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Vërmicë, të cilit i janë gjetur 15 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 6kg.

Në njoftimin për media thuhet se sot rreth orës 11:20, Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar në pikën kufitare Vërmicë, gjatë regjistrimit në sistem të automjetit “Seat” me targa lokale i cili ishte duke hyrë nga Shqipëria për në Kosovë, të njëjtin kanë vendosur ta selektojnë për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit.

“Gjatë  kontrollimit të hollësishëm të ushtruar nga ana e zyrtarëve policor në bashkëpunim dhe koordinim me oficerët doganor, në pjesën e përparme tek motori i automjetit janë gjetur 15 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë, me peshë e cila dyshohet të jetë prej rreth 6kg”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik, njësia e forenzikes, dhe njësitet tjera relevante për trajtim dhe hetim të mëtejme të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore DKR  Prizren, është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, Shpërndarja, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e paautorizuar e Substancave narkotike dhe psikotrope ose analoge”, ndaj të dyshuarit E.L. viti i lindjes 1966.

Të gjitha veprimet e mëtejme ndaj personit të dyshuar, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetent. /Telegrafi/

Exit mobile version