Telegrafi

Arrestohet një person për sulm seksual në Lipjan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast sulm seksual që ka ndodhur në Lipjan.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe dyshon se ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa viktima me dëshirën e saj është kthyer ne shtëpi. /Telegrafi/