Site icon Telegrafi

Arrestohet një person për kanosje

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e pasdites të së mërkurës në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’.

Sipas deklarimit të ankueses viktimës, bëhet e ditur se ajo ishte kanosur nga i dyshuari mashkull shqiptar, ndërsa hetuesit policorë gjatë trajtimit të rastit kanë ngritur dyshime të arsyeshme se i dyshuari posedonte armë, me ç’rast është realizuar bastisje në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë, e llojit pistoletë.

“Bazuar në deklaratën e ankueses dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë edhe provat materiale, janë ndërmarrë veprime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale ‘kanosje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’”, thuhet në njoftim.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/

Exit mobile version