Telegrafi

Arrestohet një person për fajde në Shtime, sulmoi me mjet të fortë personin që ia dha 7 mijë euro

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një 39-vjeçar në Shtime për fajde, i cili po ashtu ka goditur me një mjet të fortë viktimën.

Policia njofton se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit për krime të rënda është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore .

“Më datën 04.01.2024 rreth orës 14:20 policët e stacionit në Shtime, në rrugën ‘Ymer Devetaku’ në Shtime kanë arrestuar personin A.R ( M/K) i moshës 39 vjeçar, nën dyshimin për dhënie të fajdes.

I dyshuari fillimisht kishte sulmuar viktimën me një mjet të fort, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas viktima kishte raportuar në polici, se nga i dyshuari kishte marrë para me fajde dhe nuk kishte arritur të kthej shumën e caktuar të parave prej 7000 euro, në emër të fajdes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/