Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikë kalimin kufitar në Vermicë.
Sipas policisë te i njëjti janë gjetur në veturë rreth 3 kilogramë marihuanë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:50.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij, i është gjetur rreth 3 kg substanca e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raport./Telegrafi/