Telegrafi

Arrestohet një person në Vërmicë, kishte vizë greke të falsifikuar në pasaportë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

I njëjti është arrestuar pasi që në dokumenti e tij të udhëtimit, është vërejtur një vizë greke, e dyshuar e falsifikuar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja, dhe i njëjti i është dorëzuar policisë së R. Shqipërisë për procedurë të mëtutjeshëm. /Telegrafi/