Një person është arrestuar në Budakovë të Suharekës, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje.
Policia njofton se ka kontrolluar shtëpinë dhe objektet e tij përcjellëse ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie, nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy fishekë të kalibrit 12 GA.
“Me datën 14.11.2023, Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari B.K. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) nga fshati Budakovë të Suharekës posedon armë ilegale.
Me urdhër të prokurorit të shtetit është kryer kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: një (1) armë gjuetie e kalibrit 12 GA, nëntë (9) fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy (2) fishekë të kalibrit 12 GA të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën”, thuhet në komunikatën për media.
Prokurori i Shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës dhe municionit”. /Telegrafi/