Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Prishtinë për sulm fizik dhe dëmtim të pasurisë

Foto: Arkiv/Ilustrim

Një mashkull kosovar është arrestuar në Prishtinë nga policia, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një viktimë femër kosovare dhe i ka dëmtuar pajisjet elektronike të saj.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku viktima dhe i dyshuari janë dërguar për tretman mjekësor pas incidentit.

Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të mbahet në arrest, ndërsa policia vazhdon hetimet për rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version