Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti përmes telefonit i ka ngacmuar seksualisht dy viktima femra kosovare ndërsa viktimës tjetër femër kosovare, duke e shfrytëzuar emrin e saj përmes telefonit ka marr transaksione-mbushje telefonike në vlera të ndryshme nga të afërmit e saj, si provë materiale i është sekuestruar telefoni.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/