Site icon Telegrafi

Prokuroria jep detaje rreth arrestimit të “Ciprrës”

Në foto, Besim Hajdari i njohur si "Ciprra"

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje përkitazi me arrestimin e mbrëmshëm Besim Hajdarit, i njohur me nofkën “Ciprra”, i dyshuar për disa vepra penale.

Prokurori i Shtetit, bën të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se pas zhvillimit të një operacioni në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovë dhe Njësitin Special të Kosovës, më 16.04.2021, është arrestuar i dyshuari me inicialet B.H.,  i cili për nga e kaluara e tij kriminale ka qenë recidivist dhe i kërkuar për organet e drejtësisë, i përfshirë në disa raste për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe “Kanosje’ “, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Policia arreston Besim Hajdarin, i akuzuar për shumë vepra penale

Sipas njoftimit i dyshuari i lartcekur, më 16.04.2021, është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.​

Dje u raportua se Hajdari u arrestua derisa ishte në një motel në rrugën Podujevë-Merdar, ku gjendej me një vajzë të mitur (17 vjeçe)./Telegrafi/

Exit mobile version