Telegrafi

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej me 14 urdhëresa të gjykatës

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar sot rreth orës 00:20 nga njësitet e stacionit policor veriu në Prishtinë, i cili kërkohej me urdhëresa të Gjykatës.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ndaj personit të dyshuar me inicialet V.M, 27 vjeç, kanë qenë aktive 14 urdhëresa, prej tyre 6 urdhëresa me burgim, (6 vite e tre muaj burgim), për veprat vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor.

Ndërkaq, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/