Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti nën kërcënimin me një revole lodër kishte kërkuar nga dy viktimat femra kosovare t’ia japin adresën e rrjeteve sociale.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në 00:15.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën kërcënimin me një revole lodër kishte kërkuar nga dy viktimat femra kosovare t’ia japin adresën e rrjeteve sociale”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/