Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se që kishte kanosur familjen e viktimës dhe viktimën, mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhu në Prishtinë, të premten në ora 20:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur familjen e viktimës dhe viktimën mashkull kosovar. Arsyeja e kanosjes dyshohet të jetë një vendim gjyqësor në lidhje me një kontest pronësor”, thuhet në raport.
I dyshuari e ka kanosur viktimën edhe më herët.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/