Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet për dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë, në orën 16:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë në veturë së bashku me nënën e tij viktimën femër kosovare, e kishte kanosur atë dhe mbajt për dore, duke mos e lejuar të dalë nga vetura, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/