Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se vodhi një aparat për matjen e tensionit

FotoL Ar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se i njëjti ka vjedhur një aparat për matjen e tensionit, dhe po ashtu ka kryer disa raste tjera të vjedhjeve në kohë të ndryshme.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu”, në Prishtinë.

“Më datën 23.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se me datën 26.11.2021 në një barnatore ka vjedhur një aparat për matjen e tensionit, dhe po ashtu ka kryer disa raste tjera të vjedhjeve në kohë të ndryshme”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version