Një person është arrestuar në Podujevë, për armëmbajtje pa leje.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se tek i njëjti gjatë kontrollit i është gjetur arma me një karikator dhe 12 fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator, me 12 fishek dhe një boks hekuri.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/