Telegrafi

Arrestohet një person në Podujevë pasi ia publikoi ish të dashurës një foto nudo

Një person është arrestuar të mërkurën në Podujevë, pasi ka publikuar një foto nudo të ish të dashurës së tij.

Policia njofton se rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

“Podujevë 15.03.2023 – 11:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka publikuar një foto nudo të ish të dashurës së tij viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/