Një person është arrestuar të mërkurën në Podujevë, pasi ka publikuar një foto nudo të ish të dashurës së tij.
Policia njofton se rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
“Podujevë 15.03.2023 – 11:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka publikuar një foto nudo të ish të dashurës së tij viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/