Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë, për të qëndruar në vetë izolim.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, të martën në ora 08:05.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë, për të qëndruar në vetë izolim”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/