Telegrafi

Arrestohet një person në Pejë për zjarrvënie

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person për zjarrvënie.

“Më 4 janar 2020, rreth orës 20:30, në rrugën ‘Ndue Bytyqi’ në një veturë që gjendej në parking ishte kapluar nga zjarri.

Njësitë policore menjëherë kanë reaguar në vendngjarje, së bashku me njësitin e zjarrfikësve, për të ndërmarrë veprimet e nevojshme, lokalizimin e zjarrit dhe shikimin e vendit të ngjarjes.

Hetuesit rajonalë DRP Pejë, kanë ndërmarrë veprime hetimore intensive për të zbuluar të gjitha rrethanat e zjarrvënies dhe kryesin e mundshëm të kësaj vepre, ku me datën 14 janar 2020 është arritur të arrestohet i dyshuari D. G. (1983) m/sh/k”, thuhet në njoftimin për media.

Me aktvendim mbi ndalimin, të lëshuar nga prokurori i shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë në lokalet e ndalimit pranë stacionit policor në Pejë. /Telegrafi/