Telegrafi

Arrestohet një person në Pejë për vjedhje të rëndë  

Foto: Ilustrim

Në Stacionin Policor Pejë, më 21 shtator është paraqitur një rast “vjedhje e rëndë” nga viktima e cila deklaron se në depon e tij “DENJIZI” në Pejë, i është vjedhur një sasi e mallit në vlerë prej pesëdhjetë e pesë mijë euro.

Në njoftimin për media thuhet se viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga  depoja, ndërsa pas një pune intensive nga hetuesit rajonale është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari M. S. B. lindur 1992.

Me vendim të Prokurorit Shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. /Telegrafi/