Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Pejë për marrje me prostitucion

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ– Pejë), në koordinim me prokurorin kompetent, ka bërë kontrollimin e banesës së të dyshuarit dhe më pas edhe arrestimin e tij, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘detyrim në prostitucion’, ‘ofrimi lokaleve për prostitucion’, ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

“Gjatë kontrollit të banesës është gjetur një armë zjarri (pistoletë), kalibër 9×19 mm, dy karikatorë dhe 13 fishekë.

Si rezultat i hetimeve të suksesshme NJHTQNJ ka arritur të identifikojë edhe tri raste tjera ‘marrje me prostitucion’ të cilat do të procedohen në procedurë të rregullt në gjykatën kompetente në Pejë.

Personi i arrestuar është: A. B. i lindur me 1983 m/sh/k”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version