Në komunën e Pejës gjatë një pune hetimore është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti duke përdorur dhunë kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë në shtëpinë e tij viktimën femër shtetase të Çekisë e cila ishte e raportuar person i humbur nga autoritetet çeke.
Në posedim të personit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie 12 mm, një pistoletë 4.5 mm dhe një pushkë ajrore 5 mm.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/