Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Pejë, i konfiskohen armët

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Pejës ka arrestuar një person  të dyshuar për veprat penale ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘ shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se rastin ka ndodhur sot.

“Më datë 3 nëntor 2019 rreth orës 09:45 në fshatin Tomoc- Istog, Sektori Rajonal i Hetimeve së bashku me NJRSH-nga Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Peje kanë realizuar urdhëresën duke kryer kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse tek i dyshuari  m / k / sh ( H.Sh. i lindur në vitin 1963)”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Policia bën të ditur se tek personi i dyshurar  janë gjetur dhe konfiskuar disa armë dhe municion.

“Një pistoletë artizanal pa numër serik, një pistoletë e gazit nr.EV 18080245, një karikator me tetë  fishek të gazit, tre fishek 7.62 x 25 mm, një gëzhojë 7.62 x 39,  fishek gjuetisë kal.16 mm, dhjetë fishek te gazit dhe dhjetë të shkrepur të gazit. Pushkë e modifikuar nr.02478 nga 10 –she ne te gjuetisë . Një pushkë 9031098 e modifikuar 20-she. Dhjetë pjesë të mekanizmave të armëve . Tridhjetë e dy gëzhoja 7.62. x 39 mm. Tetë fishke për pushkë gjuetisë kal. 16 mm. Pesë fishekë të pistoletës. Tetë  fishekë për pushkë të gjuetisë kal. 16 mm. Tridhjetë e katër (34) gëzhoja gazi . Një kuti me diabolla për pushkë ajrore. Dhjetë gëzhoja për pushkë gjueti kal.16 mm dhe një fishek. Njëzet  fishekë për pushke gjueti kal.20mm dhe një gëzhojë 20mm. Një predhë e fishekut. Një pushkë ajrore hansan stricker. Një palë dylbi optike hansar për armë me nr.ser.3-9 X 42 EG”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se i dyshuari me urdhër te Prokurorit është ndaluar në dhomat e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./Telegrafi/

Exit mobile version