Telegrafi

Arrestohet një person në Pejë, i dyshuar për grabitje me armë

Foto: Arkiv

Policia  e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, i dyshuar për veprën penale “grabitje me armë”.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se më 11 maj 2019, në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, në një lokal ka ndodhur një ‘grabitje me armë’, ku gjatë kësaj grabitje i dyshuari nën kërcënimin e armës i ka kërkuar viktimës të hollat nga pazari, me ç’rast i dyshuari i ka marrë 375 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.

“Hetuesit rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin V. B. i lindur me 1979 m/k/sh. Më datën 10 dhjetor 2019, me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje dhe është arrestuar i dyshuari i lartcekur”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme./Telegrafi/