Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq, pasi që i njëjti në momentin e ndalimit nga policia kishte hedhur nga vetura një qese me marihuanë.
“Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën gjendeshin tre persona, ku nga vetura pasagjeri –i dyshuari mashkull kosovar ka hedhur një qese. Njësiti policor ka kontrolluar qesen dhe kanë vërejtur një sasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 11. 6 gram”, ka njoftuar policia.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/