Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “sulm seksual”, ndaj një të miture e cila ishte e raportuar si person i zhdukur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 01.11.2022 rreth orës 18:00, në Mitrovicë.
Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e mitur e cila ishte e raportuar person i zhdukur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/