Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancës së dyshuar narkotike.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur një njësi policore po realizonte një pikë kontrolli në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
“Si rezultat i një kontrolli të detajuar, në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël në sasi 0.6 gram, substancë e dyshuar narkotike. Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar K.K.,22 vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’. /Telegrafi/