Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Kllokot – po bashkëjetonte me një të mitur

Njësitë e hetuesisë kanë arrestuar një mashkull kosovar në Kllokot, pasi është konfirmuar se ai po bashkëjetonte me një viktimë të mitur, femër kosovare, nën moshën 16 vjeçare.

Pas identifikimit të rastit, viktima është strehuar në një strehimore për mbrojtje.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Policia vazhdon hetimet për rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version