Telegrafi

Arrestohet një person në Kaçanik, publikoi në rrjete sociale fotografi me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin mashkull kosovar nga Kaçaniku, pasi që i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar një foto ku ai shihej me një pistoletë.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/