Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin mashkull kosovar nga Kaçaniku, pasi që i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar një foto ku ai shihej me një pistoletë.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/