Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka prezantuar testin anti Covid-19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.
Rasti ka ndodhur në Istog, të hënën në ora 19:40.
I njëjti gjatë intervistimit ka pranuar se ka falsifikuar testin. Me vendim të prokurorit I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/