Telegrafi

Arrestohet një person në Gjilan për substanca narkotike

Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore ne Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës -DHTN në Gjilan, pas informacioneve se një person i dyshuar po merret me shitblerjen e narkotikeve, me urdhër të gjykatës kanë bastisur shtëpinë e tij, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Policia ka sekuestruar këto dëshmi si në vijim: një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.4 gramëve, një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 29.6 gramëve, një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 56.1 gramëve, një peshore elektronike – digjitale, një mulli për bluarje të marihuanës (grinder) si dhe një sasi e qeseve të vogla plasmani (minigripa) që shërbejnë për paketim të narkotikëve.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë personi i dyshuar K.B. ( 1978) nga Gjilani, për shkak të dyshimit te bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan. /Telegrafi/