Telegrafi

Arrestohet një person në Gjilan për posedim të substancave narkotike

Foto: Arkiv

Policia ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike, e llojit heroinë.

Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 18:00.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se tek shtëpia e të dyshuarit është gjetur dhe janë konfiskuar edhe dy peshore elektronike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 2.6 gram. Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse është gjetur dhe konfiskuar dy peshore elektronike, një foli dhe tre telefona celular. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/