Telegrafi

Arrestohet një person në Gjilan pasi që kultivonte bimë narkotike

Policia e Kosovës njofton se dje një person është arrestuar në Gjilan, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe janë konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 61.9 gramë, një armë automatike dhe tetë gëzhoja.

Sipas njoftimit për media po ashtu në serën e të dyshuarit janë gjetur katër bimë të llojit kanabis sativa.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/