Një person me inicialet D.M është arrestuar pasi dyshohet se është përfshirë në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur gjatë muajit shkurt të këtij viti.
“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me datën 11.02.2025 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste të ndodhura gjatë muajit shkurt të vitit 2025”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në Gjykatë.
“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/